Hendboll, Kosova U20 e treta në Evropianin B në Prishtinë

0%

Shpërndaje në: Kosova U20 është renditur e treta në Evropianin e Divizionit B në hendboll që të dielën përfundoi në Prishtinë. Në ndeshje për vend të tretë, Kosova U20 e mposhti Italinë me rezultatin . Olsi Mulaj e shënoi golin e fitores në sekondën e fundit. Suad Pajaziti ishte më i miri me nëntë gola nga nëntë tentime.

Olsi Mulaj i shënoi gjashtë gola, ndërsa dhjetë pritje i bëri Olt Kabashi. Në Evropianin B u paraqitën gjashtë përfaqësuese. Në fazën grupore, Kosova i kishte dy fitore, ndaj Gjeorgjisë dhe ndaj Italisë. Ndërkohë pësoi nga Holanda, Estonia dhe Mali i Zi. Në Prishtinë nga 12 korriku e deri të dielën është mbajtur edhe Evropiani U20 i Divizionit C.

Edhe në këtë Evropian ishin gjashtë ekipe përfaqësuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha