Kosova U20 vetëm e 18-ta në Evropianin B me 21 përfaqësuese

0%

Shpërndaje në: Basketbollistët e Kosovës U20 e kanë humbur ndeshjen për vendin e 17-të në Kampionatin Evropian të Divizionit B që të dielën përfundoi në Bratislavë të Sllovakisë. Kosova U20 pësoi nga Estonia. Kështu Estonia u rendit e 17-ta, derisa Kosova renditet e 18-ta. Gjithsej ishin 21 përfaqësuese.

Në fazën grupore, Kosova U20 e mposhti vetëm Armeninë, ndërsa pësoi nga Qiproja, Bosnjë-Hercegovina, Islanda dhe Portugalia. Për plasman, Kosova fillimisht fitoi ndaj Shqipërisë. Dhe të dielën e mbylli Evropianin e vështirë me humbje nga Estonia.

Burimi: Koha