Çmimi i ulët i grurit i lë bujqit e Pollogut në humbje, shpenzimet e

0%

Në rajonin e Pollogut ka nisur sezoni i korrjes, por pritshmëritë e bujqve janë përmbysur plotësisht. Rritja e çmimeve të plehrave artificiale dhe shpenzimet e larta të punimit të tokës, përballë çmimit të ulët me të cilin po blihet gruri sivjet, i ka vendosur fermerët në pozitë të vështirë ekonomike. Sipas tyre, me këto kushte bujqësia po shkon drejt zeros.

“Së kemi pritë jo aq… prodhimi o pak më i dobët, po edhe çmimi është shumë… shumë i dobët, për tepër. Për bujqësi po e kam fjalën. Plehrat janë me çmime të larta shumë. E me grurin jam brenda. Për bujqësi nuk janë tu punu fare. Me të vërtetë hiç. Nën zero janë. Gruni është… çmimi klasë e parë 11 dinarë, tjetra 9 dinarë, 8 dinarë.

E çfarë me bë? 1 mijë kilogram, domethënë si vjen në 150 euro, a kur 150 euro dekari na ka kushtu. Ne me ato brenda jemi me të vërtetë, edhe kashta nuk na mbet. Çfarë me bë.” Revolta e prodhuesve vendas është e madhe. Ata theksojnë se çmimi prej vetëm 10 denarësh për kilogram është nënçmues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të ilustruar krizën, fermerët bëjnë një krahasim të thjeshtë me standardin e jetesës, ku vlera e disa kilogramëve grurë të pastër mezi barazohet me çmimin e një kafeje. “Edhe me pasë… Çmimi 10 denarë. Një kafe, 3 kile grurë. Pa një kafe mos e ha bukën. Më poshtë s’ka ku shkon. Ato ta dinë. Subvencionet s’i japin, ato s’i japin. Edhe hala duan shohim a ka bereqet.

Se si u bëjnë mbarë këto anë… Unë mbarë me këto anë. Minus krejt. 350kg dekar. Çfarë ka marrë veç grurë. Çfarë ka marrë ajo gjilëron (deklaron) është 120… E nuk vijnë në oborr, ama ne e kemi mbjellë. Çfarë kemi me bë, çfarë kanë vend, s’ka ku.” Vështirësitë e këtij sezoni po i ndiejnë drejtpërdrejt edhe personat që punojnë në terren me makineritë bujqësore.

Fitim Idrizi, i cili ndodhet në timonin e kombajnës, tregon se korrja ka dy javë që ka filluar, por çmimi aktual nuk mbulon as kostot bazë të punës, si naftën dhe punimin e tokës. “Sezona është që dy javë që kemi fillu. Hala s’është përfunduar , edhe nja një javë ka për me korrë. Bereqet ka shumë, ama çmimi s’na bën qejfin hiç.

Me 10 denarë edhe ashtu siç e kanë lënë, s’ka llogari hiç. 20 euro kombajna, 20 euro lërimi, veç nafta, kjo, ajo s’ka. Ama tash çfarë me bë, arat duhet me i korrë. Duhet me mbjell ne te ri jemi duhet të punojmë”, tha Fitim Idrizi Me gjithë bereqetin që ka dhënë toka këtë vit, matematika e bujqve mbetet në minus.

Pa një mbështetje më të madhe apo rregullim të çmimit të grumbullimit, dëshpërimi në terren rrezikon që vitin e ardhshëm shumë arat e këtij rajoni të mbeten të pambjella.

Burimi: Bota Sot