Bota mban frymën për finalen Spanjë – Argjentinë

0%

Janë publikuar formacionet zyrtare për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, një përballje që do të zhvillohet në ‘MetLife Stadium’ të Nju Xhersit. Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk ka bërë ndryshime në formacionin titullar, duke i besuar të njëjtit ekip që luajti në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

“La Roja” zbret në fushë me: Unai Simón; Pedro Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián; Lamine Yamal, Dani Olmo, Baena; Oyarzabal. De la Fuente vazhdon t’i besojë Fabián Ruiz në mesfushë përkrah Rodrit, ndërsa Pedri nis përsëri nga stoli.

Në formacion mbeten gjithashtu të pandryshuar Pedro Porro në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Dani Olmo në rolin e organizatorit pas sulmuesit. Nga ana tjetër, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka vendosur të bëjë tri ndryshime në kërkim të trofeut të dytë radhazi botëror pas triumfit në Katar 2022.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Formacioni i Argjentinës: Emiliano Martínezn; Gonzalo Montiel, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Nicolás Tagliafico; Rodrigo De Paul, Enzo Fernández, Alexis Mac Allister, Nicolás González; Lionel Messi, Julián Álvarez. Ndryshimi i parë vjen në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Gozalo Montiel rikthehet titullar në vend të Nahuel Molina-s.

Montiel fitoi besimin e Scalonit pas paraqitjes së tij pozitive në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit. Në mesfushë rikthehet Rodrigo De Paul, i cili ishte lënë në stol ndaj Anglisë, por ndikoi shumë pas hyrjes në fushë. Karakteri dhe përvoja e tij në ndeshje të mëdha kanë bindur Scalonin që ta aktivizojë nga minuta e parë.

Surpriza më e madhe është mungesa e Leandro Paredes, i cili nuk ishte në gjendjen optimale fizike. Në vendin e tij aktivizohet Nicolás González, duke i dhënë Argjentinës më shumë forcë dhe ritëm në krah.

Finalja pritet të jetë një duel mes dy filozofive të ndryshme: Spanja e bazuar te kontrolli, teknika dhe qarkullimi i topit, përballë Argjentinës së Messit, një skuadër me eksperiencë, karakter dhe mentalitet fituesi.

Burimi: Bota Sot