Harry Kane ka konfirmuar objektivin e madh të Anglisë në Botëror, duke thënë: “Që nga dita e parë, objektivi është pikërisht ai. Kemi treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë”. Pas fitores ndaj Kroacisë, sulmuesi i Anglisë deklaroi: \“Mund të shënonim edhe tre gola të tjerë në 20 minutat e para, ishte një fitore bindëse.
Fizikisht rezistuam 90 minuta, edhe lojtarët që erdhën nga stoli ruajtën nivel shumë të lartë. Kroacia ishte një pengesë e vështirë”. Me dy golat në fitoren 4-2, Kane arriti 10 gola në Kupat e Botës, duke barazuar legjendën Gary Lineker. Ai tha: “ Gary është një legjendë për mua dhe për të gjithë anglezët, një shembull për t’u ndjekur”.
Kane shtoi se ndihet në formë të lartë: “Jam mirë fizikisht dhe mendërisht, por më e rëndësishmja është ekipi. Unë dua të fitoj”..
