Tiara Reka, talentja e madhe vazhdon me Ferizajn

0%

Tiara Reka, vlerësohet prej talenteve më të mëdha të volejbollit të Kosovës. Volejbollistja e talentuar po shkon hapave të nënës së saj, Emines, e cila dikur ka qenë prej volejbollisteve më të mira në vendin tonë.

Ferizaj ka synime të mëdha në edicionin e ri të elitës së volejbollit tonë, por në anën tjetër përkushtohet në zhvillimin e talenteve të reja njëherësh t’ju japin sa më shumë hapësirë në sportin e rrjetës. “Tiara Reka, një prej talenteve të dala nga Shkolla e Volejbollit e KVF Ferizajt, vazhdon rrugëtimin e saj me klubin tonë.

Pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe lampione e Kosovës në kategorinë U-20, Tiara përfaqëson të ardhmen dhe frytet e punës së klubit tonë në zhvillimin e talenteve të reja. Kënaqësi të vazhdojmë së bashku!” , ka njoftuar KV Ferizaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot