Gazetari sportiv gjendet i vdekur në Salerno

0%

Italia është tronditur mëngjesin e kësaj të diele, pasi gazetari i njohur sportiv, Luigi Esposito është gjetur pa shenja jete, në një zonë pranë Salernos. Siç raportojnë mediat në vend, autoritetet janë sinjalizuar për një trup të vrarë e të djegur, ku më pas është zbuluar se ishte pikërisht 53-vjeçari.

Hetimet paraprake tregojnë se ka dyshime që mund të jetë një vrasje, kjo për shkak se edhe autorët e krimit kanë shkuar në djegien e trupit. Prokuroria po vijon me zbardhjen e ngjarjes, ndërsa komuniteti mbarë sportiv në Itali është shokuar me këtë ngjarje kaq të rëndë.

Esposito ishte korrespondent i të përditshmes La Citta di Salerno si dhe aktiv po ashtu pranë portalit të lajmeve sportive Tuttosalernitana.com.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot