Haxhiu pret në takim të mbijetuarit dhe organizatat që mbështesin viktimat e dhunës seksuale të luftës

0%

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren Gërvalla, u takuan me Vasfije Krasniqi Goodman, Ramadan Nishori dhe përfaqësueset e Medica Kosova, Medica Gjakova, KRCT-së dhe Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

“Për vite me radhë, këto organizata u kanë qëndruar pranë të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, me kujdes, dokumentim, mbështetje ligjore e psikologjike dhe me përkushtim të pandërprerë për drejtësinë dhe dinjitetin e tyre. Sot i falënderova për këtë punë të çmuar dhe për rolin që vazhdojnë ta kenë në mbështetje të të mbijetuara ve”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu, u diskutua për hapat që institucionet duhet t’i ndërmarrin për ta bërë më të lehtë dhe më dinjitoze rrugën e të mbijetuarve drejt njohjes e drejtësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Diskutuam për rishikimin e afateve për aplikim, lirimin nga taksat gjyqësore, një hapësirë më të qasshme për Komisionin e Verifikimit, si dhe garancitë e një procesi të verifikimi ku të mbijetuarit trajtohen me dinjitet” , ka theksuar Haxhiu. Sipas saj, këto masa do të kontribuonin në një sistem më të drejtë, më human dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave dhe realitetit të të mbijetuarve.

Burimi: Bota Sot