Kupa e Botës i lë 15 përzgjedhës “pa punë”

0%

Shpërndaje në: Me largimin e Didier Deschampsit nga Përfaqësuesja e Francës, numri i trajnerëve që kanë mbetur pa punë në këtë Botëror rritet në 15-të. Deschampsi është larguar nga Franca menjëherë pas përfundimit të ndeshjes për medalje të bronztë, ku Anglia fitoi 6:4.

Pa punë kanë mbetur Sabri Lamouchi i Tunizisë, Miroslav Koubek i Çekisë, Steve Clarke i Skocisë, Hong Myung-bo i Koresë së Jugut, Marcelo Bielsa i Uruguait, Sebastian Beccacece i Ekuadorit, Ronald Koeman i Holandës, Julian Nagelsmann i Gjermanisë, Javier Aguirre i Meksikës, Carlos Queiroz i Ganës, Roberto Martinez i Portugalisë, Jamal Sellami i Jordanisë, Zlatko Daliq i Kroacisë dhe Pape Thiaw i Senegalit.

Disa prej tyre janë shkarkuar, disa kanë dhënë dorëheqje, kurse pjesës më të madhe u ka përfunduar kontrata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha