Mascherano: Messi nuk krahasohet me askënd

0%

Shpërndaje në: Javier Mascherano e vlerëson Lionel Messin si futbollist të jashtëzakonshëm, duke theksuar se ai nuk mund të krahasohet me askënd. Sipas Mascheranos, Messi ka talent dhe stil loje që e dallojnë nga të gjithë futbollistët e tjerë. 42-vjeçari tha se në të ardhmen do të jetë shumë e vështirë të gjendet një lojtar me cilësi të ngjashme.

Madje ai beson se është pothuajse e pamundur të përsëritet ajo që ka arritur Messi në futboll. “Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai nuk mund të krahasohet me askënd, sepse është krejtësisht ndryshe. Mendoj se në të ardhmen do të jetë shumë e vështirë të gjendet një lojtar si ai. Madje, mendoj se është e pamundur”, ka thënë ish-reprezentuesi i Argjentinës.

Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Shtylla e Xhemailit ndaj Argjentinës në Botërorin 2014 Messi dhe Mascherano kanë luajtur për kohë të gjatë së bashku te skuadra e Barcelonës. Më pas Messi e kishte trajner Mascheranon tek Inter Miami.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha