Vdes gazetari Behlul Jashari

0%

Ka vdekur gazetari Behlul Jashari. Lajmi është bërë i ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) më . AGK ka shprehur pikëllim për vdekjen e gazetarit Jashari. Mbi pesë dekada Jashari ka punuar si gazetar, duke filluar nga “Rilindja”, kryeredaktor i parë i gazetës “Bujku” dhe reportet i Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

“Ai do të kujtohet për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e tij në raportimin e ngjarjeve historike të Kosovës, përfshirë edhe periudhën e luftës.”- ka shkruar AGK. Asociacioni u ka shprehur ngushëllimë familjes Jashari, kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve për humbjen e Jasharit.

“Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e së drejtës për informim dhe në dokumentimin e historisë së Kosovës do të mbetet pjesë e trashëgimisë sonë gazetareske.”- thuhet në shkrimin e AGK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo