Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e së dielës në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut në Shqipëri. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja ka qenë e fortë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Mirditës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan Euronews Albania. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve
