Anulohet protesta në mbështetje të Lumir Abdixhikut para selisë së

0%

“Lidhja me Popullin” ka bërë të ditur se është anuluar tubimi i planifikuar për pasditen e së dielës para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ishte paralajmëruar si mbështetje për kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku. Protesta ka qenë e paralajmëruar për ora .

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas një kërkese nga autoritetet e LDK-së, me qëllim që procesi të zhvillohet pa pengesa. Organizatorët kanë bërë thirrje që shqyrtimi i nismës për shkarkimin e Abdixhikut të zhvillohet në mënyrë demokratike, transparente dhe në përputhje me vullnetin e elektoratit për një LDK të bashkuar dhe të fortë.

Në fund të reagimit, “Lidhja me Popullin” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe përgjegjësinë e treguar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot