Anya Taylor-Jow tregon se është bullizuar për pamjen kur ishte fëmijë

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktorja e njohur Anya Taylor-Joy ka treguar se është bullizuar gjatë fëmijërisë për pamjen e saj, pas zhvendosjes nga Argjentina në Britani. Në një intervistë për The Hollywood Reporter, aktorja ka thënë se u ndje e izoluar që në ditët e para të shkollës në Londër, kur ishte vetëm gjashtë vjeçe.

Ajo ka treguar se shokët e klasës e përjashtonin dhe i thonin se “nuk ishte e bukur”. Aktorja u zhvendos nga Buenos Aires në Londër me familjen e saj dhe ndoqi shkollën Queen’s Gate në Kensington, ku, sipas saj, pati vështirësi të mëdha për t’u përshtatur.

“U ndjeva menjëherë e përjashtuar”, ka treguar ajo, duke shtuar se lëvizjet e shpeshta mes vendeve e bënë të ndihej shpesh “e huaj” mes bashkëmoshatarëve. Sot, Taylor-Joy është një nga aktoret më të suksesshme në Hollywood, e njohur për rolet në projektet filmike si “The Queen’s Gambit”, “The Witch”, “Split”, “Dune: Part Two” dhe “Furiosa: A Mad Max Saga”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo ka treguar se karriera e saj nisi rastësisht, kur u zbulua nga themeluesja e agjencisë së modelimit Storm, Sarah Doukas, pranë qendrës se famshme tregtare “Harrods” në Londër. Edhe pse fillimisht nuk kishte interes për modeling, ajo e pa si një mundësi për të hyrë në aktrim, që ishte ëndrra e saj kryesore.

Duke folur për filmin “Furiosa”, ajo ka thënë se projekti ishte një ëndërr e realizuar, por edhe një nga përvojat më sfiduese të karrierës së saj. “Ka qenë shumë e vështirë”, ka thënë ajo, duke shtuar se roli ishte një sfidë e madhe, por edhe arritje e rëndësishme për të.

Tani, aktorja thotë se e ka pranuar jetën e saj mes Londrës dhe Los Angelesit dhe e sheh atë si pjesë të identitetit të saj profesional dhe personal.

Burimi: Koha