Haradinaj kujton momentin kur para shtatë viteve kishte dhënë

0%

Ish kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar momentin kur para shtatë viteve kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se atëherë kishte dhënë dorëheqje pasi nuk pranonte të merrej në pyetje nga Dhomat e Specializuara, si kryetar qeverie.

“Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie por si qytetar, dhe se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe “Dodik Republika” për Kosovën janë të papranueshme.Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur.

Ai mbetet i njëjtë edhe sot” – ka shkruar ish kryeministri. Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik të vitit 2019. Këtë vendim ai e kishte bërë publik gjatë një mbledhje të rregullt të Qeverisë së Kosovës. Arsyeja e dorëheqjes ishte sepse ai kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo