Shpërndaje në: Michael Olise ishte në lot pas humbjes së Francës nga Anglia me rezultatin 6:4, në ndeshjen për vendin e tretë në Kupë të Botës. Ylli francez i bëri dy asistime, por ka fajësuar veten për dy raste shumë të mira që i humbi. Olise nuk realizoi kur ishte i vetëm përballë portës, në pjesën e dytë të ndeshjes të luajtur në natën mes të shtunës e të dielës.
Në atë pikë të ndeshjes, “Les Bleus” ishin duke pësuar 4:3. Dhe nëse do të realizonte Olise në minutën 75 dhe 81, rrjedha e lojës do të mund të ndryshonte, shkruan “L’Equipe”. Olise ishte vendimtar në kthimin e Francës në pjesën e dytë, pas dëshpërimit në pjesën e parë. Didier Deschamps, ka thënë në konferencë për shtyp “se ka folur me Michaelin”, pa dhënë arsye.
Trajneri francez e ngushëlloi lojtarin, për të cilin ndeshja ndaj Anglisë nuk ishte vetëm simbolike. Olise regjistroi shtatë asistime në këtë Kupë të Botës, duke thyer rekordin e Peles nga viti 1970. Rekordi për asistime në një Botëror ishte gjashtë.
