Futsall, Kosova me kundërshtarë të vështirë për Botërorin 2028

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do të ketë kundërshtarë të vështirë në “Main Round” të kualifikimeve për Botërorin 2028. Kosova në Grupin 10 do të përballet me Italinë e Gjeorgjinë. Është raundi i parafundit i kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës. Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës.

Kosova, e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, në raundin preliminar e fitoi grupin ku ishin edhe Mali i Zi, Austria dhe Gjibraltari. Ndeshjet vajtje-ardhje të “Main Round” zhvillohen në dhjetor 2026 dhe mars 2027. Fituesit e 12 grupeve dhe katër përfaqësueset më të mira të vendeve të dyta, avancojnë në “Elite Round”.

Në fund të prillit 2028, shtatë përfaqësueset evropiane do të konfirmohen për turneun final.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha