“Si u pastruan paratë”/ Denoncimi i Berishës: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë në Jalë

0%

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një tjetër skandal të lidhur me pastrimin e parave të krimit të organizuar në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, pas operacionit të fundit të SPAK ndaj grupit të drejtuar nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Shpëtim Aliu.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se konfiskimi i aseteve të këtij grupi ka nxjerrë në pah investime të konsiderueshme në zonat bregdetare të jugut të vendit, të cilat sipas tij janë përdorur për pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas Berishës, në qendër të skemës së pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, të cilin ai e përshkroi si person kyç në menaxhimin e investimeve të lidhura me grupin kriminal. Duke iu referuar dokumenteve që, sipas tij, lidhen me hetimin e SPAK, Berisha deklaroi se në Jalë janë sekuestruar prona dhe projekte ndërtimi të lidhura me kompani që po zhvillonin një investim hotelier me pesë yje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se kompania “Seaview Development”, e lidhur sipas tij me “Aliu Road House”, kishte aplikuar për leje ndërtimi për një resort turistik në Jalë, Bashkia Himarë.

Burimi: Bota Sot