Zbulohet plani i bujshëm i kuqezinjve, por më parë duhet shitur Leao

0%

Phil Foden mbetet një nga zbulimet më të mëdha të epokës Pep Guardiola te Man. City. Megjithatë, 26-vjeçari në sezonin e fundit luajti një rol dytësor, duke kontribuar me vetëm 10 gola dhe 7 asiste në 50 ndeshje. Foden është një mesfushor i gjithanshëm, i cili preferon të luajë si anësor, por është i aftë të përshtatet mirë në pozicione të tjera.

Duke qenë se kontrata aktuale i skadon në qershor të vitit 2027 dhe deri tani nuk ka shenja për një rinovim të mundshëm mes palëve, Phil Foden pritet të jetë një nga largimet e mëdha nga Manchester City, gjatë kësaj vere. SportMediaset zbulon se Foden është nën radarin e Milanit dhe nuk është thjesht një dëshirë e kuqezinjve, por një objektiv konkret për këtë merkato.

Para se Milan të dërgojë një ofertë zyrtare për anglezin, duhet të ketë siguruar shitjen e Rafael Leao. Së pari duhet të shitet anësori portugez dhe më pas të tentohet Foden. Milan ka vendosur çmimin 60-70 milionë euro për Leaon, e njëjta shifër sa duhet edhe për transferimin e Foden.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot