Shtëpia e Bardhë i del në mbrojtje Argjentinës për pankartën me

0%

Shpërndaje në: Politika zuri vend në fitoren dramatike 2:1 të Argjentinës ndaj Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës ditë më parë. Lojtarët e Argjentinës pas fitores mbajtën në duar pankartën me mesazhin politik “Las Malvinas son Argentinas”, që u referohet ishujve Malvinas dhe se ato janë pjesë e Argjentinës.

Ishujt Malvinas quhen sipas argjentinasve, derisa në Britaninë e Madhe njihen si ishujt Falkland. Për këtë territor në vitin 1982, u bë luftë që zgjati 74 ditë, ndërsa të vrarë mbetën 655 ushtarë argjentinas dhe 255 ushtarë britanikë. U vranë edhe tre banorë të ishullit. Ishulli administrohet nga Britania.

Argjentina mund të përballet me masa disiplinore nga FIFA për këtë festë të futbollistëve, ndërsa Shtëpia e Bardhë të dielën u ka dalë në mbrojtje argjentinasve. Kreu i task-forcës së FIFA-s në Shtëpinë e Bardhë, Andrew Giuliani, ka folur për situatën e krijuar, ndërsa ka thënë se SHBA-ja nuk do të marrë asnjë veprim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne besojmë në të drejtat tona të Amendamentit të Parë në SHBA”, ka thënë fillimisht Giuliani. Ai shtoi se përfaqësuesja argjentinase e kishte mundësinë dhe aftësinë për “t’i bërë këto deklarata”, pasi garon në tokën amerikane. Sipas tij, fjala e lirë në SHBA mbrohet me kushtetutë.

Burimi: Koha