Tahir Ahmeti i takon gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb në vitet e 90-ta. Ahmeti ka qenë prej futbollistëve më të talentuar të asaj kohe, duke dhënë kontribut të madh në secilën ndeshje. Ahmeti ka kujtuar kohën e atyre viteve, ku ka vizituar fushën në Llukar dhe përveç kësaj ka bërë edhe një foto. “Kjo nuk është thjesht një fushë futbolli. Është një copë historie.
Kjo është fusha e futbollit në Çamërli (Llukar). Para luftës, shumë ekipe nga e gjithë Kosova luanin këtu, duke e mbajtur gjallë futbollin e Kosovës në kohët më të vështira. Në këtë fushë janë shkruar histori, janë krijuar kujtime dhe janë rritur breza futbollistësh. Edhe unë kam pasur fatin të luaj këtu. Sot, kur e shoh në këtë gjendje, ndiej keqardhje.
Nuk është vetëm një fushë e lënë pas dore, por edhe një pjesë e historisë sonë sportive që po zbehet. Historia nuk duhet të harrohet. Fushat që mbajtën gjallë futbollin e Kosovës meritojnë të ruhen dhe të respektohen”, k a shkruar Ahmeti në profilin e facebookut.
