Rrezikohej siguria e punëtorëve, ndalen punimet në një vendpunishte

0%

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve në një vendpunishte në Obiliq, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar shkelje që rrezikonin sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Sipas njoftimit, inspektimi është kryer pas raportimit të një rasti, ndërsa në subjektin përkatës janë evidentuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Për shkak të rrezikut serioz të konstatuar, inspektorët kanë urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve. Punimet do të mund të rifillojnë vetëm pas eliminimit të të gjitha parregullsive dhe përmbushjes së kërkesave ligjore për garantimin e një mjedisi të sigurt pune. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com