Ankesa për rrugën me gropa në ‘Muharrem Fejza’, Komuna thotë se nuk e

0%

Banorët e Lagjes “Muharrem Fejza” në Prishtinë po ankohen për gjendjen e rënduar të një segmenti të rrugës “Ibrahim Oruçi”. Gjendja e kësaj rrugë, sipas banorëve po vazhdon prej vitesh dhe se deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje nga institucionet. Ky segment i rrugës është i dëmtuar dhe si pasojë e reshjeve të shiut, shihen gropa të mbushura me ujë.

Banori i zonës, Argjend Bardhi tha për KALLXO.com se kjo gjendje e rrugës është tash e rreth tre vite. Sipas tij, kjo gjendje u shkakton vështirësi edhe këmbësorëve e edhe veturave. Pavarësisht ankesave të banorëve, ai thotë se nuk ka pasur reagim nga institucionet. “Askush nuk ka ardhur që ta shoh gjendjen.

E di që banorët këtu kanë shkuar, kanë biseduar me zyrtarë e Komunës, por nuk e dimë çfarë ka ndodhur me ato kërkesa, pasi nuk është ndërmarrë asnjë veprim” – tha Argjend Bardhi. Banorët po kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për sanimin e këtij segmenti të rrugës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur më këtë çështje, Komuna e Prishtinës tha për KALLXO.com se kjo rrugë nuk është e përfshirë në planifikimin buxhetor për këtë vit. “Për këtë vit, kjo rrugë nuk është e përfshirë në planifikimin buxhetor për ndërhyrje.

Megjithatë, ju njoftoj se një ekip nga Drejtoria e Investimeve Kapitale do të dalë në terren për ta vizituar dhe, sipas nevojës, do të ndërhyjmë me një sanim emergjent, derisa të kemi një projekt konkret për këtë rrugë”, tha për KALLXO.com, Nesa Kryeziu nga Komuna e Prishtinës.

Gjendja e rrugës “Ibrahim Oruçi” në lagjen “Muharrem Fejza” | Foto: KALLXO.com Gjendja e rrugës “Ibrahim Oruçi” në lagjen “Muharrem Fejza” | Foto: KALLXO.com Gjendja e rrugës “Ibrahim Oruçi” në lagjen “Muharrem Fejza” | Foto: KALLXO.com Gjendja e rrugës “Ibrahim Oruçi” në lagjen “Muharrem Fejza” | Foto: KALLXO.com Gjendja e rrugës “Ibrahim Oruçi” në lagjen “Muharrem Fejza” | Foto: KALLXO.com Gjendja e rrugës “Ibrahim Oruçi” në lagjen “Muharrem Fejza” | Foto: KALLXO.com Gjendja e rrugës “Ibrahim Oruçi” në lagjen “Muharrem Fejza” | Foto: KALLXO.com

Burimi: Kallxo