Kimi Antoneli kërkon me çdo kusht titullin

0%

Kimi Antoneli ka bërë të qartë se nuk do ulë aspak ritmin edhe në pistat ku zakonisht shkëlqejnë veteranët e Formula 1. Piloti i Mercedes ka marrë pole-position në një nga pistat më të vështirë, ata të Spa në Belgjikë, duke siguruar nisjen nga vendi i parë në garën e të dielës.

Italiani ia doli edhe pse kishte probleme me balancimin e makinës, trafikun apo kundërshtarë që u munduan t’ia bënin të vështirë. Por në fund 19-vjeçari triumfoi përsëri, duke siguruar pole-position të 6 të këtij sezoni në të cilin ai është dominuesi absolut, siç tregon edhe diferenca e madhe që ka me shokun e skuadrës, Xhorxh Rasëll.

Pas krahëve të tij u rendit Maks Vershtapen, i cili si zakonisht po ngjallet në pjesën e dytë të sezonit, ndërsa Lando Norris doli i 3-ti, por do të humbasë 10 pozicione për shkak të ndërrimeve që ka bërë në makinën e tij. Kështu, në vendin e tretë është ngjitur pikërisht Rasëll, i cili gjithsesi ishte gjysmë sekonde më i ngadaltë se kryesuesi i Botërorit në xhiron e shpejtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më pas vijnë dy makinat Ferrari të Lëklerk dhe Hamilton, të cilat do të kërkojnë vendin në podium, ndërsa Piastri, Lindblat e Bortoleto pritet të jenë protagonistë gjithashtu për zonën e pikëve në këtë garë që ka një nga kthesat më të vështira pas përfundimit të vijës së drejtë

Burimi: Bota Sot