Argjentina përfitoi 42 milionë dollarë pas triumfit në Kupën e Botës në vitin 2022, por nëse do të arrijë të përsërisë suksesin dhe të shpallet sërish kampione këtë herë, shpërblimi do të jetë edhe më i madh: 50 milionë dollarë. Kësaj shume i shtohen edhe 11.5 milionë dollarët e përfituar më herët, duke e çuar totalin në një nivel rekord. Edhe skuadra finaliste nuk largohet duarbosh.
Humbësja e finales do të marrë 33 milionë dollarë, 3 milionë më shumë se në Katar 2022. Vlera të konsiderueshme ka edhe finalja e vogël. Përballja për vendin e tretë, mes Anglisë dhe Francës, sjell një shpërblim prej 29 milionë dollarësh për skuadrën që ngjitet në podium.
Ekipi humbës, që nuk mund të quhet i tillë në aspektin financiar, do të përfitojë 27 milionë dollarë, 2 milionë më shumë se katër vite më parë. Në total, FIFA do të shpërndajë 871 milionë dollarë për rezultatet e arritura në këtë Botëror nga 48 pjesëmarrësit.
