Aksion për lirimin e banesave komunale, Rama: Prona publike nuk mund

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Komuna ka vazhduar aksionin për lirimin e banesave komunale që, sipas tij, prej vitesh janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se bëhet fjalë për banesa që janë përdorur pa kontrata dhe pa bazë ligjore.

“Po vazhdojmë me vendosmëri lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore”, shkroi ai. Sipas kryetarit të Prishtinës, prona publike nuk mund të uzurpohet apo të trajtohet si pronë private, duke theksuar se institucionet komunale kanë detyrim ta mbrojnë atë dhe ta menaxhojnë në përputhje me ligjin.

“Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë”, u shpreh Rama. Ai shtoi se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të ndërmarrë veprime ndaj çdo rasti të uzurpimit të pronës komunale. “Kryeqyteti do të vazhdojë të veprojë pa kompromis ndaj çdo uzurpimi të pronës komunale”, përfundoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com