Zjarri më i madh në historinë moderne të Norvegjisë, mbi 100 shtëpi

0%

Një zjarr masiv në qytetin e Drammenit, në jug të Norvegjisë, ka shkatërruar më shumë se 100 banesa dhe ka detyruar qindra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas autoriteteve, zjarri shpërtheu të premten rreth orës në një shtëpi të tipit rresht në Drammen dhe më pas u përhap me shpejtësi në zonën përreth, duke prekur edhe pyjet pranë lagjes.

Zjarrfikësit kanë vijuar përpjekjet për shuarjen e flakëve edhe gjatë së shtunës, ndërsa autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si zjarrin më të madh të këtij lloji në kohët moderne në Norvegji, shkruan ap. Transmetuesi publik norvegjez NRK raportoi se qindra banorë janë dërguar në qendrat e evakuimit. Deri tani, policia ka bërë të ditur se nuk ka persona të raportuar të zhdukur.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe hetimet pritet të nisin pasi situata të stabilizohet plotësisht. Drammeni ndodhet rreth 34 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit norvegjez, Oslo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi