“Çështja e Lubi Ballukut u bë edhe e BE-së”, Berisha: Raporti i

0%

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas raportit të fundit të Komisionit Europian që sipas tijdamkosi qeverinë shqiptare, tashmë ka kapërcyer kufijtë duke u kthyer në një çështje jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të Bashkimit Europian.

Gjatë komunikimit të tij të përjavshëm të drejtpërdrejtë me ndjekësit në rrjetet sociale, lideri i opozitës u ndal gjatë tek aktualiteti politik në vend, zhvillimet më të fundit si dhe proceset zgjedhore brenda Partisë Demokratike. “Narkodiktatorit të Tiranës, Ramës, po i del boja në të katra anët e botës.

Media, anembanë, e në veçanti muajt e fundit, kanë portretizuar Ramën ashtu siç është, narkodiktator, njeri i tmerrshëm, avokat i tmerrshëm i krimit të tij dhe njerëzve. Një raport tjetër vjen nga KE, mediat e lira e drejtësinë, damkos Edi Ramën dhe regjimin e tij në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha mes të tjerash.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke iu referuar çështjes së ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, ai tha se Rama presionoi institucionet dhe drejtësinë për ta mbrojtur, por BE e damkosi regjimin e tij, që tashmë është plagosur. “Mbrojtjen që i bëri ai Lubi Ballukut me emër, sulmeve ndaj drejtësisë nga Edi Rama, presionin ndaj Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera.

Lubi Balluku është bërë jo vetëm çështje e Shqiptarëve, por edhe e BE-së. Qëndrimi i tij ndaj mediave damkoset. Të gjitha këto janë dëshmi e plagosjes përfundimtare të Ramës dhe regjimit të tij”, u shpreh Berisha.

Burimi: Bota Sot