KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në

0%

KFOR-i ka njoftuar se ka përfunduar zhvendosjen e 67 kontejnerëve nga kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushat e futbollit në zonën e Bërnicës/Brnjicës, në kuadër të një iniciative për përmirësimin e kushteve për futbollistët e rinj.

Sipas njoftimit, operacioni u realizua nga Ekipi Ndërlidhës dhe Monitorues (LMT) K8 i KFOR-it, me mbështetjen e Grupit të Përbashkët për Mbështetje Logjistike (JLSG), në koordinim me Policinë Ushtarake të KFOR-it dhe FSK-në.

Pas një kërkese nga Federata e Futbollit e Kosovës, procesi i zhvendosjes nisi më 17 qershor dhe u përmbyll ditët e fundit, me gjithsej 67 kontejnerë të transportuar për t’u ofruar futbollistëve të rinj kushte më të mira për stërvitje, ndërrim të pajisjeve dhe përgatitje për ndeshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kjo nismë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it me institucionet dhe partnerët lokalë për promovimin e shëndetit dhe mirëqenies, me fokus të veçantë në zhvillimin e të rinjve” , thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot