Mbi 100 milionë euro për Rogersin? Arsenali shtyn përpara negociatat

0%

Arsenali e ka vendosur Morgan Rogers si objektivin kryesor për krahun e majtë të sulmit. Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” janë të gatshëm të intensifikojnë bisedimet me Aston Villan për transferimin e futbollistit anglez, por marrëveshja pritet të kushtojë mbi 100 milionë euro.

Rogers, 23 vjeç, shkëlqeu gjatë sezonit të kaluar me Aston Villan, duke regjistruar 14 gola dhe 12 asistime në 55 paraqitje në të gjitha garat. Ai konsiderohet një nga talentet më premtues anglezë dhe është një nga prioritetet e Arsenalit për përforcimin e repartit ofensiv. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com