Ekskluzive | I vodhën armën me gaz, por përfundoi nën hetim edhe

0%

Një rast i pazakontë është zbuluar gjatë hetimeve për një vjedhje në Pejë, ku viktima e rastit ka përfunduar vetë nën hetim pasi rezultoi se posedonte pa leje një armë me gaz, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Adem Mavrajn, rreth 19-vjeçar..

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë hetimeve për një rast të mëhershëm të vjedhjes së rëndë në Bjeshkët e Jabllanicës së Vogël, krimteknikët kishin gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të një arme me gaz.

I intervistuar fillimisht në cilësinë e dëshmitarit dhe viktimës së vjedhjes, 19-vjeçari ka deklaruar se nuk e kishte raportuar vjedhjen e armës, pasi nuk i ishte kujtuar se ajo ishte marrë, duke qenë se e mbante të fshehur nën jastëk.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka deklaruar para hetuesve se armën me gaz e përdorte për të frikësuar kafshët e egra në bjeshkë, ndërsa nuk kishte qenë në dijeni se për posedimin e saj kërkohej leje. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar hetim penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, Adem Mavraj është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com