Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se është përshëndetur me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi si një kënaqësi të veçantë takimin me presidentin amerikan, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.
“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së. Dhe mbetet i përkushtuar ndaj miqësisë së përhershme, të fuqishme dhe të palëkundur mes dy vendeve tona” , ka shkruar Ademi.
