55-vjeçari nga Gjakova, zhdukja e të cilit ishte raportuar në Polici pas largimit nga shtëpia, është gjetur shëndoshë e mirë dhe është kthyer pranë familjes, raporton Sinjali.
Sinjali kishte raportuar se bëhej fjalë për Shani Krasniqin, rreth 55-vjeçar, i cili ishte larguar nga shtëpia më 15 korrik, pasi kishte marrë një vendim gjyqësor për pagesën e një gjobe prej 5 mijë eurosh, lidhur me një aksident të ndodhur më herët.
Sipas familjarëve, i shqetësuar nga situata financiare dhe vendimi i gjykatës, ai ishte larguar me veturën e tij Golf 3, ngjyrë e kaltër, pa treguar se ku po shkonte. Pas denoncimit, njësitë policore zhvilluan kërkime në lokacione të ndryshme, por fillimisht nuk arritën ta lokalizonin.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se më 16 korrik, rreth orës , Shani Krasniqi është kthyer në shtëpinë e tij në gjendje të mirë fizike. Ai është dërguar edhe për kontroll mjekësor, ndërsa gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk kishte pasur probleme me askënd. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa rasti është mbyllur pas kthimit të tij në shtëpi.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
