Ekskluzive | Ish-dhëndri i kërcënoi me vrasje në shëtitoren e

0%

Një incident serioz është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me vrasje ish-vjehrrit e tij, derisa ata po qëndronin në shëtitoren e qytetit me nipin e tyre 2-vjeçar, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Nebojsa Radoviq rreth 40-vjeçar , ndërsa ankuesit janë B. S. dhe A. S. rreth 67-vjeçar/e .

Sipas burimeve të Sinjalit , ngjarja ka ndodhur më 17 korrik, rreth orës , në shëtitoren e qytetit në Mitrovicën e Veriut. Çifti ka deklaruar para hetuesve se, derisa po qëndronin aty së bashku me nipin 2-vjeçar, ish-dhëndri i tyre u është afruar dhe i ka kërcënuar me fjalët: “Do t’ju vras.” Pas denoncimit, palët janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com