Kur flitet për gjarpërin më vdekjeprurës në botë, shumë njerëz mendojnë për kobrat ose gjarpërinjtë e mëdhenj grabitqarë. Por rekordin për helmin më të fuqishëm e mban një specie shumë më pak e njohur: taipani i brendshëm (Inland taipan). Ky gjarpër jeton në zonat e thata të Australisë dhe konsiderohet si kafsha me helmin më toksik ndër gjarpërinjtë e njohur .
Një sasi e vogël e helmit të tij mund të shkaktojë dëmtime të rënda në sistemin nervor dhe në gjak, duke e bërë një kafshim potencialisht fatal nëse nuk trajtohet shpejt. Taipani i brendshëm mund të arrijë rreth 1.8 deri në 2 metra gjatësi dhe ushqehet kryesisht me gjitarë të vegjël.
Megjithëse është jashtëzakonisht helmues, ai nuk konsiderohet një nga gjarpërinjtë më agresivë ndaj njerëzve. Përkundrazi, zakonisht përpiqet të shmangë kontaktin dhe jeton në zona të largëta.
Sipas ekspertëve, rreziku i tij vjen nga kombinimi i dy faktorëve: fuqia e jashtëzakonshme e helmit dhe aftësia për të injektuar një sasi të madhe helmi gjatë kafshimit.+ Megjithatë, numri i viktimave nga taipani i brendshëm është shumë i ulët, pikërisht sepse ai jeton larg zonave të banuara dhe njerëzit rrallë përballen me të.
Në Australi ekzistojnë edhe gjarpërinj të tjerë që shkaktojnë më shumë raste helmimi te njerëzit, për shkak të kontaktit më të shpeshtë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
