Panik dhe frikë pushtuan Times Square të enjten pasdite, më 18 qershor, rreth orës , kur u dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri. Këmbësorët që po ecnin në një nga zonat më të frekuentuara të botës, vrapuan në të gjitha drejtimet duke kërkuar strehim. Shumë u hodhën në tokë ose u fshehën pas barrierave dhe dyqaneve, ndërsa policia reagoi menjëherë.
Sipas New York Post, NYPD njoftoi se një i dyshuar është arrestuar shpejt në vendngjarje. Hetimet e para tregojnë se askush nuk është lënduar fizikisht nga plumbat, por incidenti shkaktoi kaos të madh në zemër të Manhattanit. Times Square, që zakonisht është plot turistë, artistë rrugorë dhe banorë, u kthye për disa minuta në një skenë tensioni.
Forcat e rendit mbyllën zonën përkohësisht dhe kryen kontroll të plotë. Ky incident vjen në një periudhë ku siguria në New York mbetet temë e nxehtë, veçanërisht në zonat turistike. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi motivin e të shtë nave apo identitetin e të arrestuarit.
Banorët dhe turistët që ishin prezentë shprehën shqetësim për sigurinë në një nga simbolet më të njohura të qytetit. NYPD ka theksuar se po vazhdon hetimet intensive për të sqaruar plotësisht rrethanat.
