Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore kundër Iranit, duke shënuar natën e shtatë radhazi të operacioneve ushtarake, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Në një deklaratë të publikuar në platformën X, CENTCOM bëri të ditur se sulmet po vazhdojnë me qëllim dobësimin e kapaciteteve ushtarake iraniane.
“Sulmet janë të dizajnuara për të vazhduar degradimin e aftësive ushtarake të Iranit, sipas udhëzimeve të Komandantit të Përgjithshëm”, thuhet në deklaratën e ushtrisë amerikane. Ushtria amerikane nuk ka publikuar menjëherë detaje lidhur me numrin e objektivave të goditura, vendndodhjet e sulmeve apo dëmet e shkaktuara.
Fushata ajrore amerikane zhvillohet në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa të dyja palët janë përfshirë në përplasje ushtarake dhe përpjekje diplomatike për menaxhimin e krizës.
Sipas zyrtarëve amerikanë, operacionet synojnë të kufizojnë aftësitë e Iranit për zhvillimin dhe përdorimin e kapaciteteve ushtarake që mund të kërcënojnë interesat e SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon. Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë kritikuar sulmet amerikane dhe kanë paralajmëruar pasoja për vazhdimin e operacioneve ushtarake. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
