Dialogu strategjik i SHBA – Serbinë

0%

Pezullimi i Dialogut strategjik të SHBA me Kosovën është bërë me pa të drejtë. Kosova nuk ka marrë asnjë hap kundër serbëve të Kosovës, por vetëm ka zbatuar Ligjin dhe Kushtetutën së saj në mbrojtjen e sovranitetit të saj.

Kjo është edhe aq më e rëndë kur, mu në ditën e hapjes së Dialogut strategjik me Serbinë fashiste me SHB, pas lëshimit të deklaratës së Snezhana Paunoviqit për pastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë, pas më shumë se tri vite nga sulmi serb mbi KFOR-in, më , tani kur në shtator bëhen tri vite nga sulmi terrosit serb në Banjskë të Zveçanit, kur tri vite bëhen në nëntor nga sulmi në kanalin e ujit Ibër – Lepenc dhe kur mbi 8 mijë shqiptarve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit u janë shuar adresat, me çka po bëhet një spastrim etnik nga shqiptarët vendas, Amerika hap Dialogun strategjik me Serbinë, pa vënë asnjë kusht ndaj Serbisë për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve.

Ne nuk mund t’i mësojmë e as këshillojmë SHBA-të për marrëdhëniet e tyre me jashtë, por kjo është një e padrejtë e madhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, kur vetëm për të drejtat e serbëve interesohen, që janë të privilegjuar disa herë më shumë se vetë shqiptarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E, nëse do të bazohemi në kërkesat serbe, atyre do duhej të ua lëshojmë Kosovën, dhe sërish nuk do u mjaftonte, sepse ata kërkojnë dalje në det dhe do të kënaqeshin vetëm me zhdukjen e popullit shqiptar. Kaq shumë urrehen shqiptarët prej serbëve. “Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.

Presim me padurim të zhvillojmë një Dialog Strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigje të DASH. Këto marrëvehje për zbatim nuk i takojnë vetëm Kosovës.

Marrëveshjet do duhej të zbatoheshin nga të dyja palët, pra edhe nga Serbia, e cila u ka dërguar edhe letër BE-së se nuk do i zbatojë ato pika ku bëhet fjalë për njohjen e Kosovës, dhe ka lobuar kundër pranimit të Kosovës tek shtetet e tjera, dhe nuk ka marrë asnjë vërejtje as nga BE e as nga SHBA, me të cilën sot kanë nisur hapjen e Dialogut strategjik.

Ato përfshijnë, mbi të gjitha, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me Marrëveshjen Bazë të vitit 2023 dhe Aneksin e Ohrit. – thuhet nga DASH-i.

Po ashtu, Perëndimi kërkon që Kosova t’i zgjidhë kontestet me Kishën Ortodokse Serbe, të mbrojë liritë fetare dhe të shmangë veprime të njëanshme në veriun e vendit, të cilat, sipas Uashingtonit, kanë rritur tensionet me komunitetin serb.

Të gjitha liritë serbe, përfshirë edhe ato fetare e të kishave janë të stërmbrojtura, sa nuk janë në asnjë shtet tjetër në botë, edhe pse, nuk ka kisha ortodokse serbe, të gjitha ato kanë qenë kisha shqiptare deri me pranimin e fesë myslimane nga shqiptarët. Nuk janë serbët popull i shenjtë, siç po mendojnë e po bëjnë pas tyre si SHBA ashtu edhe BE.

Sa u përket veprimeve të “njëanshme” të Kosovës në veri, më parë se veprimi i Kosovës, njëanshëm ka vepruar Serbia me formimin e institucioneve paralele, dhe me dashjen e Serbisë ato vetëm sa do të rriteshin e shtoheshin e kurrë nuk do të ndaloheshin. Për të gjitha këto, është dashur të prijnë vetë BE dhe SHBA në heqjen e ndalimin e tyre së vepruari.

Serbët, siç u pa gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, janë prorus dhe kurrë nuk do të jenë as proeuropianë e as proamerikanë. Ata do jenë me Amerikën vetëm sa për të shfrytëzuar atë në të gjitha fushat. Serbia, përkundër kushteve të vëna nga BE dhe SHBA, nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë dhe ajo vetëm sa shtoi bashkëpunimin me Rusinë, Kinën e Iranin.

Kjo garniturë qeveritare e Serbisë është e tëra nga bashkëpunëtorë të Millosheviqit, që punojnë e luftojnë për Serbinë e Madhe. Derisa, sipas DASH-it: “Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve”, përse nuk kërkohen përmbushje të kushteve të tilla edhe për shqiptarët në Serbi? Më

Burimi: Bota Sot