Shpërndaje në: Argjentina e udhëhequr nga superylli, Lionel Messi, e nis mbrojtjen e titullit të Botës përballë Algjerisë, që në radhët e saj e ka yllin në ngritje, 20-vjeçarin, Ibrahim Maza, i njohur me nofkën “Mazadona”. Kur lojtarët të rreshtohen në Kansas City, të gjithë sytë do të jenë kah kapiteni 38-vjeçar i Argjentinës, Lionel Messi, i cili pritet të arrijë rekord për paraqitje në Kupën e Botës. Ndeshja nis në ora të mëngjesit të së mërkurës. Argjentina e drejtuar nga Lionel Scaloni, është favorite e madhe e Grupit J, pjesë e të cilit janë edhe Austria dhe Jordania. Algjeria e drejtuar nga Vladimir Petkoviq, krenohet me serinë katër ndeshje pa humbje. Argjentina, e cila humbi për herë të fundit në shtator 2025 ndaj Ekuadorit, është në seri prej shtatë fitoresh. E vetmja përballje e Argjentinës dhe Algjerisë ishte në qershor 2007. Argjentina e fitoi miqësoren 4:3. Messi kishte shënuar dy golat e parë ndërkombëtarë. Syperylli i Inter Miamit mban rekordin për më shumë ndeshje të luajtura në Kupën e Botës. Ai ka luajtur gjithsej 26 ndeshje, ndërsa do ta luajë ndeshjen e tij të 200-të për Argjentinën, duke u bërë lojtari i parë që luan në gjashtë Kupa të Botës.
