Guardiola mbeti ëndërr, Pirlo drejt stolit të Italisë

0%

Pep Guardiola nuk do të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë. Në një intervistë, 55-vjeçari katalanas deklaroi se aktualisht nuk ndjen nevojën për t’u rikthyer në stol dhe dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë familjes. Guardiola theksoi se dëshiron të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij dhe me të atin 95-vjeçar.

Kështu tekniku spanjoll mbeti thjesht një ëndërr dhe të Italia duhet të shikojnë për alternativa të tjera për stolin. Vëmendja e Federatës Italiane është përqendruar te Andrea Pirlo dhe Roberto Mancini. Pirlo konsiderohet kandidati kryesor, duke gëzuar mbështetjen e drejtorit teknik Paolo Maldini dhe këshilltarit Leonardo.

Presidenti i FIGC, Giovanni Malago, ka mbështetur edhe emrin e Roberto Mancinit, me të cilin ka marrëdhënie të afërta. Pirlo ndodhet aktualisht në Letoni me United FC të Dubait, ndërsa vendimi për trajnerin e ri të Italisë pritet të merret në ditët e ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot