Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për sulmuesin brazilian Vinícius Júnior gjatë afatit kalimtar të verës, në një lëvizje që mund të trondisë merkaton e futbollit.
Sipas gazetës franceze L’Équipe, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së yllit brazilian, me synimin që të ardhurat nga një transferim i mundshëm të përdoren për një përforcim të madh në sulm.
Objektivi kryesor i Real Madrid raportohet të jetë sulmuesi francez i Bayern Munich, Michael Olise , i cili është në listën e dëshirave të klubit spanjoll për sezonin e ardhshëm. Një largim i Viniciusit do t’i siguronte Real Madridit hapësirë financiare për të tentuar transferimin e Olises dhe për të krijuar një repart ofensiv edhe më të fuqishëm.
Vinícius Jr ka qenë prej vitesh një nga lojtarët kryesorë të Real Madridit dhe një nga figurat më të rëndësishme në sukseset e fundit të klubit. Megjithatë, drejtuesit madrilenë po vlerësojnë planet për të ardhmen dhe rolin e tij në skuadër.
Deri tani, Real Madridi nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar për një vendim të tillë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi do të ndërmarrë një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos së verës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
