Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se më 27 korrik do të mbahet ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin garues 2026/27 në të gjitha kategoritë kryesore të futbollit kosovar. Sipas njoftimit, shorti do të hidhet në selinë e FFK-së në Prishtinë. Ceremonia për Albi Mall Superligën do të nisë në orën , për Ligën e Parë në orën , ndërsa për Ligën e Dytë në orën .
“Komisioni i Garave fton përfaqësuesit e të gjitha klubeve të jenë të pranishëm në ceremoninë e shortit, sipas orarit të përcaktuar për secilën ligë”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Federata ka bërë të ditur gjithashtu se edicioni i ri i Superligës dhe Ligës së Parë do të nisë më 15 gusht.
Në sezonin e kaluar, titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar e fitoi Drita e Gjilanit, ndërsa trofeu i Kupës së Kosovës i takoi Dukagjinit të Klinës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
