Arsenali ka rikthyer edhe një herë interesimin për yllin e Aston Villas, Morgan Rogers, teksa po afrohet gjithashtu me transferimin e yllit të Club Brugge, Christos Tzolis. Kështu raporton Fabrizio Romano, i cili bën të ditur se reprezentuesi anglez tashmë është bërë “objektivi kryesor” i Arsenalit, me sezonin e ri të Ligës Premier që nis pas pak më shumë se një muaji.
Romano shton se “Topçinjtë” po “përshpejtojnë” përpjekjet për të arritur marrëveshje për 23-vjeçarin, i cili ka ende pesë vite të mbetura në kontratën e tij me Aston Villan.
Skuadra e Unai Emeryt nuk do të dëshirojë ta humbasë mesfushorin ofensiv, i cili shënoi 14 gola dhe regjistroi 12 asistime sezonin e kaluar, duke ndihmuar Aston Villan të fitojë Ligën e Evropës dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
E kryer, Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro Romano thekson gjithashtu se bisedimet mes Arsenalit dhe përfaqësuesve të lojtarit janë në një fazë “të avancuar”, menjëherë pasi gazetari i njohur raportoi se anësori Tzolis do të transferohet te Emirates për rreth 40 milionë euro.
Rogers ka ndërtuar emër te Aston Villa, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në Angli falë kontributit të tij me gola dhe asistime. Ish-lojtari i Middlesbrough ka krijuar një reputacion për shënimin e golave nga distanca për Villan, ndërsa tashmë klubet e mëdha po kërkojnë të sigurojnë firmën e tij.
Rogers ka qenë vazhdimisht pjesë e spekulimeve për transferim, por në qershor, para fillimit të Kupës së Botës, lojtari ofensiv deklaroi se tashmë nuk lejon që zërat e afatit kalimtar të ndikojnë tek ai./ Telegrafi
