Sipas Diario Sport, sulmuesi i Al-Nassrit, Jhon Duran, i është ofruar Barcelonës në ditët e fundit. Krahas objektivit kryesor të klubit katalanas, Julian Alvarez nga Atletico Madridi, Barcelona po kërkon të transferojë një tjetër sulmues qendror. Kjo për shkak të largimit të mundshëm të Ferran Torresit, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe ka zhvilluar bisedime me PSG-në.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, u përpoq ta transferonte Duranin në vitin 2025. Megjithatë, aktualisht kampionët e La Ligës nuk po ndërmarrin hapa konkretë për transferimin e tij. Ndërkohë, Benfica është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e sulmuesit kolumbian në formë huazimi me opsion blerjeje.
Lojtari 22-vjeçar e kaloi gjysmën e parë të sezonit të kaluar i huazuar te Fenerbahce, ndërsa gjysmën e dytë e zhvilloi në një tjetër huazim te Zenit Saint Petersburg./ Telegrafi
