Dy të moshuar, të cilët kanë marrë pjesë në protestë kanë deklaruar se pensionet janë të pamjaftueshme. Njëri prej tyre deklaroi se ka punuar në minierë, por nuk ka marrë statusin e minatorit. “Dal në protestë sepse kërkoj të drejtat, Rama të japë dorëheqjen sa më parë. Kam punuar 25 vjet në minierë dhe nuk më jep statutin që e ka premtuar. Kur do ta marr, kur të vdes?
Pensioni nuk me mjafton, më mban djali. Nëse nuk do të kisha djalin nuk do të haja bukë për darkë”. I moshuari tjetër tha se politikanët i kanë marrë gjithçka popullit dhe ka mungesa të mëdha përfshi dhe ujin e pijshëm. “Pensionin e kam 20 mijë lekë të vjetra. Nuk i numërojmë dot paratë(i kthen përgjigje Delina Ibrahimajt). Ata janë pashallarët e kuq, me paratë tona bëjnë tregti.
Asnjë gjë s’është e mirë, na vjedhin edhe te sahati i dritave. Uji nuk pihe, është me llucë. Një deputet merr 3 milionë lekë, udhëtojnë gjithë botën, ndërsa koncerti budallëku më i madh. Jam opozitar do të vijoj të protestoj, sepse e shkatërruan këtë vend edhe palcën na i kanë thithur”, tha ai.
