Policia hedh poshtë pretendimet e Dioqezës Rashkë-Prizren për

0%

Shpërndaje në: Në një reagim të gjatë publik, Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e Dioqezës Rashkë-Prizren që sot gjatë ditës akuzoi Policinë për politikë institucionale të presionit, diskriminimit apo frikësimit ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Policia e Kosovës ka thënë se pretendimet e bëra gjatë ditës nga kjo dioqezë nuk mbështeten në fakte, nuk e pasqyrojnë realitetin e veprimtarisë së Policisë dhe krijojnë perceptim të rremë mbi mandatin e saj.

Dioqeza Rashkë-Prizren gjatë ditës u ankua për “gjithnjë e më të vështira” dhe “rrezikun e zhdukjes së popullit serb në Kosovë”, duke fajësuar institucionet e Kosovës — veçanërisht Policinë e Kosovës — “për diskriminim sistematik, frikësim, shkelje të zonave të mbrojtura fetare dhe uzurpim arbitrar të të drejtave dhe pronave të Kishës Ortodokse Serbe”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aty ka përmendur çështjen e arrestimit të 37 serbëve në Gazimestan për Vidovdan. Në përgjigje, Policia ia ka kujtuar Dioqezës se në të shërbejnë edhe serbë mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës, Ligjit për Policinë e Kodit të Etikës Policore dhe standardeve evropiane.

Duke mohuar se Policia vepron mbi baza etnike, fetare a politike, komunikata e PK-së thekson se për më shumë se një dekadë ky institucion ka garantuar zhvillimin e sigurt të qindra ceremonive fetare, pelegrinazheve e aktiviteteve të Kishës Ortodokse Serbe në territorin e Kosovës.

Edhe Arbëri 36 min. më parë Kryeqyteti s’e kompenson 76-vjeçaren që u sulmua nga katër qen endacakë “Çdo vit hartohen dhe zbatohen plane operative të detajuara për sigurimin e këtyre aktiviteteve, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, KFOR-in dhe institucionet tjera relevante.

Ky bashkëpunim shumëvjeçar përbën dëshmi konkrete të përkushtimit institucional të Policisë së Kosovës për garantimin e ushtrimit të lirë të besimit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve fetare”, thuhet në reagim.

Për ceremoninë e 28 qershorit në Gazimestan, Policia ka thënë se ceremonia u hartua mbi bazën e një plani të posaçëm operacional e se ceremonia nuk pati ndërhyrje a pengesa nga Policia. Aty është theksuar se nuk është Policia ajo që ka vendosur për dëbimin e të ndaluarve, por kjo është punë e organeve të tjera.

“Veprimet policore të ndërmarra pas përfundimit të ceremonisë nuk kanë qenë të drejtuara ndaj besimtarëve, identitetit serb apo riteve fetare. Masat policore janë ndërmarrë vetëm ndaj personave për të cilët kanë ekzistuar dyshime të arsyeshme për sjellje që përbënin elemente të nxitjes së urrejtjes, provokimit ose cenimit të rendit publik.

Vendimet për gjoba, dëbim apo ndalim hyrjeje nuk janë marrë nga Policia e Kosovës, por nga organet kompetente administrative dhe gjyqësore bazuar në dëshmitë për secilin rast veç e veç”, thuhet në reagim të Policisë.

Policia ia ka kujtuar Dioqezës po ashtu se në PK ekziston një drejtori e posaçme që merret me sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare dhe se në krye të saj është një major nga komuniteti serb. Nga kjo njësi sigurohen 24 objekte 24/7.

E në reagim, Policia ka bërë të ditur se numër më i madh i rasteve të evidentuara në objektet e trashëgimisë kulturore është tek ato myslimane. “Gjatë vitit 2024, janë evidentuar 53 raste në TKF-së: 34 raste ose 64% kanë ndodhur ne objektet myslimane, 16 raste ose 30% në ato ortodokse dhe 3 raste ose 6% në ato katolike.

Në vitin 2025, janë evidentuar 35 raste në TKF: 22 raste ose 63% kanë ndodhur ne objektet myslimane, 10 raste ose 29% në ato ortodokse dhe 3 raste ose 8% në ato katolike. Gjatë periudhës janar-qershor 2026, janë evidentuar 34 raste në TKF: 27 raste ose 79% kanë ndodhur ne objektet myslimane, 5 rast ose 15% në ato ortodokse dhe 2 rast ose 6% ne ato katolike.

Natyra e rasteve që lidhen me TKF-në, në shumicën dërmuese të rasteve lidhet me përftime pasurore (vjedhje dhe vjedhje e rëndë)”, thuhet në reagim. Për një rast të 21 majit në një fshat të Podujevës, Policia ka thënë se ka iniciuar rast për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Edhe Arbëri 41 min. më parë Buleshkaj: Vetëm 10 për qind e kallëzimeve penale përfundojnë në aktakuza “Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë marrë në koordinim me organet e drejtësisë.

Prokurorja e rastit me aktvendim të dyshuarit i liron në procedurë të rregullt dhe udhëzon vazhdimin e hetimeve në koordinim me institucionet përkatëse rreth pretendimeve se kujt i përket pronësia e kishës”, thuhet në reagim. Policia ka thënë se rastet me motive të mundshme ndëretnike janë në rënie ndër vite.

Ajo është zotuar për siguri për të gjitha komunitetet pa dallim e për ofrim të sigurisë për objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Burimi: Koha