Shpërndaje në: Zinedine Zidane do të jetë selektori i ri i Përfaqësueses së Francës, shkruan të premten eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Zidane ka pranuar të gjitha kushtet dhe do të bëhet përzgjedhësi i ri i Francës. Zidane e kishte pranuar prej kohësh projektin e përfaqësueses franceze, duke refuzuar ofertat nga disa klube, pasi dëshira e tij e vetme ishte të drejtonte Francën.
Stafi teknik tashmë është përcaktuar. 54-vjeçari pritet të firmosë kontratën në ditët e ardhshme, pas largimit të Didier Deschampsit . Ndeshja ndaj Anglisë do të jetë e fundit për Deschampsin si trajner i Francës. Ai do ta drejtojë për herë të fundit Francën të shtunën, në sfidën për vendin e tretë në Kupën e Botës.
Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Luftërat, sanksionet, dënimet – pritja 40-vjeçare e Irakut për Kupën e Botës Zidane e ka drejtuar Real Madridin në dy periudha. Fillimisht e drejtoi nga viti 2016 deri në vitin 2018. Më pas e drejtoi nga viti 2019 deri në vitin 2021.
Me “Los Blancos”, Zidane fitoi plotë 11 trofe, përfshirë tre herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë titullin e kampionit në Spanjë.
