Eurodeputeti gjerman nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (EPP), Michael Gahler, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq lidhur me spastrimin etnik të Kosovës, duke thënë se deklarata të tilla nga një zyrtare e një vendi kandidat për në Bashkimin Evropian nuk mund të kalohen në heshtje.
Gahler ka kërkuar që Paunoviq të largohet nga detyra, duke vlerësuar se deklaratat e saj janë të papranueshme. “Deklarime të këtilla nga një ministre e një vendi kandidat nuk mund të injorohen: më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq tha në një intervistë televizive se, sikur të kishte qenë në vend të Millosheviqit më 1998, ajo ‘do ta spastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët’”, shkroi Gahler në platformën X.
Such remarks of candidate country ministers cannot be ignored: On 11 July Serbian Minister Paunovic said in a televised interview that, had she been in Milosevic’s position in 1998, she “would have ethnically cleansed Kosova of Albanians”.
I expect her to be released from office! — Michael Gahler (@gahler_michael) July 17, 2026 “Pres që ajo të shkarkohet nga detyra”, ka shtuar eurodeputeti gjerman. Deklaratat e ministres serbe kanë shkaktuar reagime të shumta edhe në nivel evropian. Komisioni Evropian ka dënuar këto deklarata, ndërsa reagimin më të ashpër e ka bërë komisionerja për zgjerim, Marta Kos.
Ajo ka thënë se pas deklaratave të tilla “të tmerrshme” nuk mund ta imagjinojë që Paunoviq të vazhdojë të mbajë postin e ministres. Pas deklaratave të saj, institucionet e Kosovës e kanë shpallur Snezhana Paunoviqin person “non grata”. Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste, i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
