Peci: Përfundon asfaltimi i rrugës “Driton M. Veliu” në Iliridë, do

0%

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Driton M. Veliu” në lagjen Iliridë, e cila lidh rrugët “Ukshin Kovaçica” dhe “Safet Boletini”. Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se rruga tashmë është e gatshme për qarkullim dhe do t’u shërbejë qytetarëve duke përmirësuar lëvizjen dhe sigurinë në këtë pjesë të qytetit.

Po fillon asfaltimi i rrugës “Driton M. Veliu” në Mitrovicë “Ka përfunduar asfaltimi i rrugës ‘Driton M. Veliu’ në Iliridë, që lidh rrugët ‘Ukshin Kovaçica’ dhe ‘Safet Boletini’. Tashmë kjo rrugë është gati për t’u shërbyer qytetarëve tanë duke ofruar qarkullim më të lehtë e më të sigurt”, ka shkruar Peci.

Ai theksoi se investimet në infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të komunës. “Do të vazhdojmë, kudo që ka nevojë, rrugë pas rruge e lagje pas lagjeje, në shërbim të qytetarëve çdo ditë”, ka shtuar kryetari i Mitrovicës. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi