Goethe-Institut heq fusnotën për Kosovën, ambasadori Ajeti me apel

0%

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti bëri të ditur se falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Goethe-Institut ka korrigjuar paraqitjen e Republikës së Kosovës në platformën e saj, duke e larguar fusnotën (*) dhe duke e trajtuar atë në mënyrë të barabartë me të gjitha shtetet e tjera.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete. Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen”, shkroi ambasadori Ajeti.

Burimi: Telegrafi